October 19, 2017

CITROËN ZBULON MARKËN E RE TË BRENDIT, “INSPIRED BY YOU” (INSPIRUAR NGA JU), NË SALLONIN FRANCFORT 2017

Pas prezantimit të kampanjës 'Citroën Inspired by You' në Motor Show 2016 në Paris, Citroën natyrisht ka marrë markën e re të brendit që është 'INSPIRED BY YOU' *. Një markë e re ndërkombëtare e Citroën ne prezantimin në Panairin 2017 në Frankfurt.

Që nga krijimi i tij, Citroën vazhdimisht ka imagjinuar dhe praktikuar zgjidhje inovative për të përmirësuar eksperiencën e veturave për të gjithë. Nga ngasja ‘front-wheel’ në ‘2-hp’, nga ‘Type H, në Berlingo, nga ‘Mehari’ në ‘E-MEHARI’, nga Picasso minifurgon në Aircross, Citroën shoqëron evolucionin shoqëror dhe e vendos veten në një brend populor në kuptimin fisnik: që i bën njerëzit dhe jetët e tyre burimin e parë të frymëzimit.

Pozicionuar në thelbin e kërkesave të përgjithshme, Citroën ri-investon më shumë se kurrë frymën e idesë ‘brend me prirje popullore’. Kjo frymë përkrahet edhe nga marka e re ndërkombëtare e Citroën: ‘INSPIRED BY YOU’ *.

Marka e re e brendit është në përputhje me kampanjën e re ‘Citroën Inspired By You’ që u prezantua në Paris Motor Show 2016 dhe më pas u vendos në nivel ndërkombëtar, vecanërisht në Amerikën Latine dhe Kinë në gjysmën e parë të vitit 2017. Pasqyrimi final i dinamikës së re të brendit, ‘INSPIRED BY YOU’ që pason nga ‘CREATIVE TECHNOLOGY’ (2009), do të prezantohet në Frankfurt.

Më shumë se vetëm një markë, ‘INSPIRED BY YOU’ është një vlerë e re që frymëzon zgjidhje unike të ofruara nga Citroën tek klientët e saj në aspektin e:

– Produktit: si Citroën C3 i Ri, C3 Aircross dhe C5 Aircross. Modele të reja që secila në segmentin e saj sjell një freski të re qe u ofron udhëtarëve një rehati më të madhe.

– Teknologjisë: si ‘CitroënTM ConnectedCAM, Airbumps®’ ose ‘Progressive Hydraulic CushionsTM’ (pezullimi me shtytje hidraulike progresive të zhvilluara si pjesë e programit CitroënAdvanced Comfort).

– Shërbimeve: shërbime të reja mobiliteti si ‘Citroën Rent & Smile’ ose ‘Citroën Earn & Drive’, si dhe shërbime të lidhura si MyCITROËN.

– Marëdhënie me klientët: si ‘Citroën Advisor’ faqe informuese dhe këshilluese online ose koncepti i ri i një kontakti urban ‘La Maison Citroën’.