April 26, 2017

CITROËN DHE LE COQ SPORTIF: NJË TAKIM KREATIV ME RASTIN E 70 VJETORIT TË LLOJIT H

CITROËN paraqet rezultatin e një takimi të këndshëm me një tjetër brend francez, kreativ dhe të guximshëm: Le Coq Sportif. Këto dy brende ishin të etur të celebrojnë llojin H, një model kulti, dhe ta bashkojnë me një pasardhës të denjë, i cili është i njohur me stilin e tij, reahtinë dhe prakticitetin: me modelin Citroën Jumpy. Këtë arritje unike mund ta shihni në Panairin e Birmingamit, i cili hap dyert më 25 prill

SUSRET IZMEĐU DVA NAJZNAČAJNIJA BRENDA FRANCUSKOG STVARALAŠTVA

AND-ja e Citroën-it karakterizohet me orientimin e saj kah njeriu, gjë e cila nuk ka ndryshuar asnjëherë përgjatë historisë së saj. Vazhdimisht në përputhje me kohën e saj, automjetet e CITROËN-it janë përgjigje ndaj atyre që e duan makinën për shkak të pamjes së saj unike moderne, stilit dhe rehatisë. Në fushën e tij, Le Coq Sportif përfaqëson filozofinë e njëjtë!

Lloji H dhe Jumpy i ri paraqesin lidhjen ndërmjet një historie 70 vjeçare dhe fuqisë së CITROËN-it në segmentin e automjeteve të lehta të shpërndarjes. Këto dy koncepte janë krijuar si rezultat i një pune të palodhshme në personalizimin e brendshëm dhe të jashtëm të ngjyrave të brendit Le Coq sportif. Ato paraqesin vizionin projektues të punëtorive mobile të biçikletave dhe tregojnë lidhjen ndërmjet bukurisë dhe funkcionalitetit:

– Type H me një regjistër autentik të mbushur me nostalgji dhe me materiale të ngrohta;

– Jumpy tërësisht modern dhe me një frymë të pastër që mbështetet në ngjyrën e bardhë dhe në thjeshtësi.

600x430_2

dy punëtori mobile me ngjyrat e francës

Lloji H dhe Jumpy i ri janë ndryshuar nëpër punëtoritë mobile të biçikletave. Ato poashtu mund të shndërrohen në punëtori për shtypjen e fanellave me mëngë të shkurta. Këto dy showcar në të njëjtën kohë janë funksional dhe të bukur. Zhvillimin e tyre e kanë arritur me ndarjen e energjive kreative dhe profesionalizmit të qendrës së stilimit të brendit CITROËN dhe repartit të dizajnit të brendit Le Coq Sportif.

  • Lloji H luan në kartën e autenticitetit të nostalgjisë. Ambienti i tij i ngrohtë dhe i thjeshtë i jep përparësi shoqërimit dhe rehatisë. Sediljet e tij në kabinën e përparme janë nga lëkura natyrale me ngjyrë çokollate;
  • Jumpy i ri është modern dhe i rafinuar. Ai mbështetet në sipërfaqe të zeza të drurit të cilat janë në kontrast me sediljet e bardha të lëkurës. Sediljet kanë një tegel trengjyrësh, të kaltër, të bardhë dhe të kuqe.

600x430_3

Të prezantuar për herë të parë në stendat e Citroën-it në Birmingam, këto dy showcar do ta përcjellin brendin Le Coq Sportif gjatë ngjarjeve të çiklizmit apo gjatë hapjes së pikave të shitjes.

Momente për shoqërim në rrjetet sociale me hashtag #CitroënJumpy #LeCoqSportif