FITORJA E DYTË E SEM BIRD DHE DS VIRGIN RACING PAS SUKSESIT TË SHKËLQYER NË NJUJORK
• Sem Bird u largua nga Nju Jorku me 53 pikë të tjera, që do të thotë shumë për të, si pretendues i titullit, para garës finale të sezonit 2016/2017
• Këto dy fitore të njëpasnjëshme i mundësuan DS Virgin Racing-ut të fitojë një numër rekord pikësh.
• Fitorja në rrugët e Nju Jorkut paraqet një sukses të madh, ndërsa garat janë zhvilluar me tribuna të stërmbushura.
Duke u nisur nga pol pozicioni në rrugët e Nju Jorkut, Sem Bird arriti fitoren e tij të dytë radhazi. Vozitësi britanik arriti një fitore të konsiderueshme të dyfishtë për DS Virgin Racing, gjë që rezultoi me një numër rekord të pikëve. Sem Bird arriti të kryesojë para dy etapave të fundit.
Në Bruklin, para tribunave të mbushura, DS Virgin Racing filloi ditën me një pol pozitë të re. Pas Aleks Lin-it, një ditë më parë, Sem Bird, sot, u dëshmua si më i shpejti në sesionin e Super Pol.
Në fillim të garës, britaniku nuk arriti të ruaj pozitën e tij nga Feliks Rosenkvist duke iu afruar kthesës së parë. Raundet e para ishin të vështira për Aleks Lin-in, i cili shumë shpejt humbi pozitën e tij, edhe pse startoi nga rreshti i shtatë. Megjithatë, Sem Bird përsëriti atakun e tij nga dita e mëparshme dhe arriti në pozitën e parë.
Në të njëjtën kohë, Aleks Lin duhej të largohej nga gara për shkak të një problemi me furnizimin me energji. Ndalimi i tij në pistë çoi në pezullimin e garave, gjë që e shfrytëzuan rivalët e Semit për të hyrë në boks.
DS Virgin Racing reagoi shpejtë dhe e riktheu liderin në raundin vijues.
Gjysma tjetër e garës u kthye në menaxhim me energjinë që mbaroi 49 xhiro para finishit. Sem Bird kaloi finishin me 11 sekonda epërsi në krahasim me vendin e dytë dhe gjatë fundjavës arkëtoi 56 pikë për DS Virgin Racing.
Dy garat e fundit të sezonit (gara 11 dhe 12) 2016/2017 në konkurencën e Formule E do të zhvillohen në Montreal, në Kanada më 29 dhe 30 korrik.