I RIU SUV CITROËN C3 AIRCROSS KOMPAKT: OFENSIVA E CITROËN-IT NË TREGUN E SUV-IT
Citroën intensifikon ofensivën e tij në tregun e SUV-it duke prezantuar C3 Aircross të ri, SUV-in e tij kompakt të "brezit ti ri" me një stil të fuqishëm dhe origjinal. I inspiruar nga klientët, ky SUV me një frymë optimiste dhe "konform dëshirave të njerëzve" shënon dallueshmërinë e tij me një pamje unike që i jep atij një karakter të fortë, por në të njëjtën kohë edhe gjërësi dhe rehati të pakrahasueshme.
I inspiruar nga makina konceptuale C-Aircross, të prezantuar në Gjenevë në mars dhe bartës i kodit të Citroën-it, C3 Air Cross i ri sjell një frymë të freskët në botën e automjeteve kompakt off-roud
Nga pamja e jashtme, ai dallohet me pamjen e tij unike dhe ofron mundësi të shumta personalizimi. Në brendinë e tij, ai është bartës i programit Citroën Advanced Comfort®, i cili në mënyrë të veçantë është në shërbim të modularitetit, gjerësisë dhe ndriçimit. Tërësisht modern, C3 Aircross i ri është i lidhur me internet dhe ofron të gjitha teknologjitë që e bëjnë jetën më të lehtë si në qytet ashtu edhe në rrugë të hapur. Me një fjalë, makina off-roud thëret klientëte saj, të mësuar me stilin, rehatinë dhe aventurën, të përjetojnë përvoja të reja.
SUV-i kompakt me hapësirë më të madhe dhe me më shumë mundësi për adaptim
Ai ofron sedilje të gjera dhe të rehatshme dhe dallohet me gjërësinë referuese (lartësi më të madhe, nga dyshemeja deri te çatia, hapësirë më të madhe për këmbët), me modularitet pa konkurencë (sedilje dypjesëshe rëshqitëse, mundësi të shtrirjes së sediljes së pasagjerëve për ngarkesë të gjatë 2.40 m) dhe me vëllimin e bagazhit (410 litra, ndërsa me zhvendosjen e sediljes së pasme, 520 litra). Për një ndjenjë të mirë, poashtu është e nevojshme të kënaqeni në kabinën e ndritshme, në të cilën drita depërton përmes kulmit të madh panoramik të xhamit.
Plotësisht modern, C3 Aircross ka ndarje të mëdha, duke përfshirë edhe një pjesë në konzolën qëndrore për karikimin pa tel të Smartphone-it. Ai gjithashtu ofron një gamë të tërë të sistemeve për ndihmë gjatë udhëtimit, të tilla si «head-up» displej, sistemin Active Safety Brake, ndërrim automatik të dritave të gjata dhe të shkurtra, njohje të shenjave të komunikacionit për kufizimin e shpejtësisë por poashtu nuk duhet të harrojmë edhe teknologjinë e zakonshme siç është, Park Assist apo CITROËN Connect Nav.